Pse po tenton me ardhë Llavrovi në Beograd me kaq siklet?

by admin
Spread the love

Pse po tenton me ardhë Llavrovi në Beograd, me kaq siklet, përkundër rrugëve të mbyllura?! Nëse nuk i bëhet ndonjë lëshim nga BE e NATO, faktikisht ai e e ka të pamundur të arrijë në Beograd, sepse është nën sanksione të BE e SHBA-së. Edhe kompanitë ajrore ruse janë nën sanksione, për ç’arsye nuk mund të fluturojnë nëpër qiejt e shteteve të BE-së. Prandaj, dy ditë para vizitës së tij të njoftuar, ende nuk dihet si do të arrijë në Beograd ministri kryesor luftënxitës i Putinit.

Në kontekstin e këtij problemi, shtrohet pyetja logjike: pse gjithë ky siklet i Llavrovit për të ardhë në Beograd? Përgjigja mund të kuptohet nga deklaratat e tij luftënxitëse: ai dje ka deklaruar se dëshiron të dëgjojë nga Vuçiqi se çka mendon për Kosovën (se demek nuk e ditka!) dhe e dyta, sot ka deklaruar se në Bosnje vetëm Dodiku po e mbroka Dejtonin, të tjerët dashkan luftë! Pra, Llavrovi po vjen për të tentuar të ndez përnjëherë dy vatra krize: Kosovën dhe Bosnjen. Ky është plani djallëzor i Putinit, Llavrovit dhe i Rusisë, sepse dy konflikte në Ballkan, do ta zvogëlonin vëmendjen nga gjenocidi rus në Ukrainë.

Ajo që duhet të bëjë Kosova këto ditë kritike është ruajtja e qetësisë, shmangia e provokimeve nga eksponentët lokalë, që janë në shërbim të Serbisë e të Rusisë. Më konkretisht: kushdo që këto ditë po lancon tema për pronat e manastirit të Deçanit, për gjoja incidentin me liturgjinë në Kishën në kampus, për bashkësinë e komunave serbe, ose që nxitë ndonë incident ndëretnik, duhet të kundrohet nga aspekti i sigurisë kombëtare. Pse? Sepse Llavrovit e Vuçiqit u duhen incidentet, sepse me incidente ata e ushqejnë vampirizmin e tyre.


You may also like