“Pse nuk sheh Italinë?”/ Presidenti i Brazilit kundër Ancelottit: Të zgjidhë problemet e vendit të tij

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit duke nisur nga vera e vitit 2024.

Tekniku italian synon të rikthejë Kupën e Botës në vendin amerikano-latin, trofe që “Selecaos” i mungon prej vitit 2002. Entuziazmi për firmën me ekspertin italian ishte i madh teksa Federata këmbënguli gjatë për ta bindur 64-vjeçarin të niste për herë të parë në karrierë, një eksperiencë në krye të një kombëtareje.

Por, ka edhe nga ata që janë kundër Ancelottit dhe së fundmi presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ose thjesht Lula, thekson se do të ishte më mirë që italiani të merrej me problemet e kombëtares së tij, Italisë.

“Ancelotti më pëlqen, nuk është se kam diçka kundër tij, por di që nuk ka qenë kurrë trajner i kombëtares së Italisë. Pse të mos zgjidhë fillimisht problemet e vendit të tij pasi Italia nuk ka marrë pjesë në dy Botërorët e fundit.

Mua më duket shumë e thjesht të trajnosh në Europë me 11 futbollistë që i përzgjedh vetë, vështirësia është të vish në Brazil dhe të marrësh përsipër Corinthians. Jam kurioz të shoh se çfarë do të bënte Ancelotti me Corinthians”- u shpreh Lula, raporton Supersport.


Top Channel

You may also like