Pse iranianët festuan humbjen nga SHBA në Katar? – Shqip

by admin
Spread the love

Mediat raportojnë se miliona iranianë festuan me shumë entuziazëm rënien e kombëtares së tyre nga gara e mëtejshme në Botërorin e Katarit, pasi ekipi i tyre u mund nga SHBA me rezultat 1:0. Arsyeja: Irani është tani në muajin e tretë të protestave kundër regjimit që kanë lënë të paktën 500 njerëz të vdekur, mijëra të plagosur dhe 18,000 protestues të arrestuar dhe në pritje të gjyqit në burg me akuzën se janë tradhtarë.

Për shkak të një konfrontimi kaq brutal të autoriteteve me demonstruesit, të gjithë ata që marrin pjesë në protesta apo i mbështesin ato, mezi prisnin humbjen. Ata kishin frikë se suksesi përfundimtar i kombëtares së tyre të futbollit do të shpallej nga regjimi si fitore e tyre. Në fund të fundit, kjo ndodhi pasi Irani mundi Uellsin, gjë nga e cila përfitoi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke iu drejtuar menjëherë kombit.

Policia vrau një iranian që po festonte publikisht eliminimin e kombëtares së tij nga Kupa e Botës

Policia iraniane madje vrau një burrë që po festonte publikisht eliminimin e ekipit të futbollit të vendit të tij në Kupën e Botës në Katar, raportoi BBC.

Mehran Samak u qëllua në kokë teksa përdorte borinë e makinës së tij për të festuar humbjen 1-0 ndaj SHBA-së të martën.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bandar Anzalit, në veri të vendit, por në rrjetet sociale janë shfaqur video që tregojnë se dështimi futbollistik u festua në të gjithë Iranin. /tesheshi.com/

You may also like