Pse Alex Soros ishte i pranishëm në takimin Rama-Vuçiç-Zaev? Përgjigjet Sali Berisha

by admin
Spread the love

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe vizitën e djeshme të Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, ku theksoi fati që i pranishëm ishte edhe vetë Alex Soros, djali i George Soros i cili shfaqet shpesh në këto lloj takimesh.

Berisha tha se kjo ndodhte sepse vetë Alex Soros ishte promotori kryesor i nismës së “Open Balkan” sepse ishte në funskionin e Serbisë së Madhe.

Prezenca e Alex Soros ditën e djeshme në takimin e Ramës, Vuçiç dhe Zaev.

Berisha: Ai është promoter kryesor i interesave të Serbisë në rajon dhe i Ballkanit të Hapur pasi dështoi me ndryshimin e kufijve ai ka kaluar në promovimin e këtij projekti që është në funksion të Serbisë të Madhe dhe shndërrimin e rajonit në një zonë influence ruse. Beogradi nuk ka njohur gjeneocidin që ka kryer në Bosnje dhe Kosovë apo edhe grushtin e shtetit. Kroacia e konsideron këtë projekt destabilizues, BE e quan jo të shëndetshëm. Kemi të bëjmë me një lëvizje që synon vendosjen e hegjemonisë serbe.

You may also like