PSD tallet me kryeministrin – i vendosin para Qeverisë një shportë me qershi: Kurti po vepron si Nasradini

by admin
Spread the love

Partia Socialdemokrate (PSD) ka
mbajtur një aktivitet simbolik para Qeverisë, duke vendosur një shportë më qershi,
raporton Shqip.

Nga kjo parti u tallen me kryeministrin
Albin Kurti, duke  e krahasuar atë me
Nasradinin, në raporton me dialogun me Serbinë.

Ngase siç thanë ata Kurti po
vepron si Nasardini që i heedhi qershitë e më pas fillojë t’i mbledhë nga bërlloku
po të njëjtat.

Teuta Rusta nga kjo parti tha se
kjo barcolet me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me
Serbinë.

“Këtë aktivitete kemi vendos mos
me e shpjeguar, kjo bracolët me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo
hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i
realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzoj
krejt”, tha ajo.

 “Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershia s’duhet me i hangër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marr secilën prej shportës së bërllok, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek prej bërllokut e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, tha ajo.

You may also like