Protokolli i ri i Premier League, me katër pozitivë nuk luhet ndeshja

by admin
Spread the love

Premier League tashmë do të ketë një protokoll të ri për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Premier League nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare. Në të shpjegohej takimi mes klubeve, në të cilin u vendos edhe protokolli i ri për kampionatin anglez.

“Tani e tutje, nëse një klub aplikon për të shtyrë një ndeshje për shkak të lojtarëve të pamjaftueshëm si pasojë e COVID-19, ai duhet të ketë të paktën katër raste pozitive brenda skuadrës së tij”, shkruhej në deklaratë.

Kështu mjaftojnë vetëm 4 anëtarë  pozitivë në një ekip për të shtyrë një ndeshje. Ndërkohë me tej thuhej: “Ky udhëzim do të hyjë në fuqi përpara ndeshjes së ardhshme të Premier League të shtunën më 5 shkurt (Burnley-Watford)”. /oversport.tv

You may also like