Protestuesit iu dogjën shtëpitë, dorëhiqet presidenti dhe kryeministri në Sri Lanka

by admin
Spread the love

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pasi protestuesit hynë në rezidencën e tij zyrtare dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit. As kryeministri dhe as presidenti nuk ishin në ndërtesa.

Mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin Kolombo, duke i bërë thirrje Rajapaksa-s të jepte dorëheqjen pas muajsh protestash për keqmenaxhimin e krizës ekonomike. Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Edhe kryeministri Wickremesinghe ka pranuar të japë dorëheqjen.

Kryetari e parlamentit Mahinda Abeywardana tha se presidenti vendosi të largohej “për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit”. “Prandaj kërkoj nga publiku që të respektojë ligjin dhe të ruajë qetësinë”, tha ai.

Vetëm disa orë herët, shtëpia e Ranil Wickremesinghe ishte djegur pasi protestuesit hynë brenda dhe i vunë flakën.

Turmat kishin pushtuar më herët rezidencën zyrtare të Presidentit Rajapaksa, duke u shtrirë nëpër dhoma dhe duke u hedhur në pishinën e tij. Sipas asaj që shkruan BBC, vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.

Një numër i madh protestuesish udhëtuan drejt kryeqytetit nga i gjithë vendi. Rajapaksa u largua nga rezidenca e tij zyrtare të premten si një masë paraprake sigurie, përpara protestave të planifikuara.

BBC thotë se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë vendndodhjen e presidentit. Por një burim i afërt me kryeministrin tha se ai ishte në një “vend të sigurt”. Protestuesit u nisën drejt rezidencës së presidentit të shtunën në mëngjes, përpara se të thyenin barrikadat. Qindra protestues hynë në shtëpi, duke brohoritur parulla dhe duke valëvitur flamurin kombëtar.

Skena të ngjashme mund të shiheshin edhe në shtëpinë e kryeministrit.

Zyra e tij më vonë njoftoi se ai kishte pranuar të jepte dorëheqjen për t’i hapur rrugë një qeverie gjithë partiake. Kryeministri Wickremesinghe tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen për të garantuar sigurinë e civilëve.

Por menjëherë pas njoftimit të tij filluan të qarkullojnë videot e shtëpisë së tij në flakë. Kryeministri jeton me familjen e tij në një shtëpi private. Ai përdor rezidencën e tij zyrtare vetëm për biznese zyrtare.

You may also like