Protestuesit ironizojnë ministret e Ramës: Zeusi dhe varfëria, t’i lutemi Zeusit për shi

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme, protestuesit nuk e kanë kursyer ironinë edhe ndaj ministrave të kabintetit Rama, ku pjesë e pankaratve të tyre, për shkak të deklaratave që kanë bërë kanë qenë edhe ministret Edona Bilali dhe Delina Ibrahimaj.

“T’i lutemi Zeusit për shi”, shkruan një pankartë që i referohet një deklarate të zonjës Bilali.

Ndërkohë që një tjetër shënim kujton deklaratën e zonjës Ibrahimaj, lidhur me faktin se me 140 euro të ardhura mujore, një person nuk konsiderohet i varfër.

“Me 5 thashë miell në muaj nuk quhesh i varfër”, shkruhet në pankartë.

You may also like