Protestat në Francë, Macron nxjerr blindat: Fëmijët të rrinë në shtëpi

by admin
Spread the love

Anulimi i disa eventesh të mëdha, vendosja e mjeteve të blinduara të policisë në disa pika “të nxehta”. Edhe një apel për prindërit që të mbajnë fëmijët në shtëpi. Këto janë disa nga masat që lajmëroi presidenti francez Emmanuel Macron për të përballuar valën e dhunës në rrugë që po përhapet në të gjithë vendin pas vrasjes të një 17-vjeçari nga një agjent i policisë. Tension i lartë për mbrëmjen e sotme: përplasja të dhunshme kanë ndodhur në Marsejë. Pasdite është ndaluar transportit publik. Shtetrrethim në disa në shumë qendra të Parisit.

Vrasja nga një agjent policie i 17-vjeçarit Nahel ka rikthyer trazirat në Francë, e me një shpërthim të paprecedentë dhune gjatë protestave që vijojnë prej tre netësh.

Rebelimi, kryesisht i të rinjve nëpër rrugë, ka ngritur në këmbë pallatin Elysee, me Emmanuel Macron dhe kabinetin e tij që kanë vendosur sot të marrin masa urgjente për t’i bërë ballë valës së dhunës.

Anulimi i disa eventeve madhore, vendosja e mjeteve të blinduara të policisë në disa “hot spote” dhe ndalimi i demonstratave në Marsejë, Bordo, Strasburg dhe qytete të tjera, janë disa prej masave të ndërmarra.

Gjithashtu nuk mungoi një apel nga ana e Presidentit për prindërit, duke i kërkuar që t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

“Është evidente se konteksti në të cilin jetojmë, siç e shohim, është rezultat i grupeve ndonjëherë të organizuara, të dhunshme dhe të pajisura, të cilat ne i dënojmë, i arrestojmë dhe që do të dalin para drejtësisë, por edhe i shumë të rinjve“, tha Macron teksa theksoi apelin e tij për prindërit.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti bën thirrje për një “përgjigje gjyqësore” edhe kundër prindërve të të miturve të raportuar për vandalizëm dhe trazira.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka njoftuar nga ana e saj se mjetet e blinduara të xhandarmërisë do të vendosen për të parandaluar përhapjen e trazirave në të gjithë vendin. Përveç vendosjes së mjeteve të reja, plani i sigurisë parashikon edhe masa të tjera si pezullimi i shërbimit në metronë e Parisit.

Nesër është planifikuar të mbahet edhe ceremonia mortore për Nahelin. Funerali do të jetë një sfidë më vetë për autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik në Nanterre, aty ku dhuna shpërtheu me intensitet më të madh.

NDALIMI I NGJARJEVE TË MËDHA – “U mor vendimi për të anuluar ngjarje të ndryshme festive dhe tubime të ndryshme në departamentet më të ndjeshme”, tregoi Macron teksa kthehej urgjentisht në Paris nga samiti i BE-së në Bruksel.

Prefektura e Saint Denis kishte njoftuar tashmë anulimin e një koncerti në Stade de France për të mos ulur numrin e forcave të policisë në rrugë përballë demonstruesve. Ende nuk është specifikuar se cilat “ngjarje të mëdha” do të anulohen. Prefekturat e Marsejës, Lionit dhe Bordosë kanë ndaluar ndërkohë të gjitha demonstratat publike dhe një vendim i ngjashëm është marrë më pas edhe në Grenoble, Strasburg, Toulouse e Montpellier.

Ndërkohë trazirat vazhdojnë në të gjithë vendin. Në Strasburg gjatë pasdites u grabit një dyqan Apple në qendrën historike. Menjëherë pas kësaj, e njëjta bandë sulmoi një supermarket aty pranë, ndërsa policia u detyrua të hidhte gaz lotsjellës. Një tjetër dyqan i madh u sulmua në Val-de-Marne, ndërsa në Seine-Saint Denis ishte radha e një Mc Donald’s.

You may also like