Protesta në Greqi pas tragjedisë së përplasjes me 57 viktima të trenave në një binar (fotot)

by admin
Spread the love

Teksa grupet e shpëtimit vijonin mbrëmë të kërkonin mes rrënojave të një treni fatkeq ku u vranë dhjetra pasagjerë, qytetarë dhe aktivistë të tërbuar dolën në rrugët e Athinës për të protestuar ndaj vdekjeve.

Kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se një “gabim tragjik njerëzor” dukej se ishte shkaku i përplasjes kokë më kokë të ternave në të njëjtin binar, ku u vranë 48 njerëz dhe më shumë se 100 u plagosën mesnatën e të martës në veri të Greqisë.

Ngjarja është tashmë tragjedia më e madhe hekurudhore në vend.

Shumica e viktimave ishin nxënës që ktheheshin në Selanik nga një celebrim karnavalesh.

Dy trenat po udhëtonin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë pranë luginës së Tempe, 380 kilometra në veri të Athinës.

Protesta u zhvilluan gjithashtu në qytetin e dytë më të madhe të Greqisë Selanik, dhe në Larisa, ku po mbahen homazhe për viktimat e aksidentit që konsiderohet “i papranueshëm”.

Pasagjerët e mbijetuar tregonin sesi përplaseshin në tavat dhe nxirreshin nga dritaret në momentin e përplasjes.

“Godita tavanin me kokë kur ndodhi përplasja,” tha Stefanos Gogakos, për rrjetin vendas ERT, duke shtuar se dritaret ishin thyer, duke mbuluar pasagjerët me xhama.

Përgjegjësi i stacionit hekurudhor të Larissa, ku ishte ndalesa e fundit e trenit, ishte arrestuar.

Përgjegjësi i stacionit është zakonisht përgjegjës për trafikun në binarë dhe pitet të dalë sot në gjykatë për akuzat.

Mjeku ligjor i Larissa’s, Roubini Leondari, tha se trupat janë sjellë per identifikim me teste te ADN-së.

“Shumica e tyre janë të rinj. Trupat janë në gjendje shumë të keqe,” tha ajo për rrjetin ERT.

Zyrtarët thonin se 57 persona mbeteshin të shtruar në spital, gjashtë prej të cilave në kujdes intensiv.

Tetë punonjës hekurudhe janë mes të vdekurve, duke përfshirë drejtuesit e trenit të mallrave, tha Yannis Nitsas, president i sindikatës së hekurudhave.

“Temperaturat e shpërthimit kishin kaluar 1000 gradë dhe identifikimi i viktimave është i vështirë”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Vassilis Varthakoyiannis.