Protesta e punonjësve të Higjienës Komunale, deklarohen nga policia

by admin
Spread the love

Nga MPB janë deklaruar lidhur me zhvillimet në Higjienën Komunale. Ata thonë se tek ata ka ardhur një denoncim se në rajonin e Gazi Babës, një pjesë e të punësuarve para dyerve po protestojnë. Zyrtar policor kanë dalë në vendngjarje ku kanë konstatuar se rreth 50 persona janë duke protestuar
“Më datë 07.07.2023 rreth orës 23.00 në Stacionin Policor në Gazi Babë është denoncuar se në Ndërmarrjen Publike në rajonin e Gazi Babës, një pjesë e të punësuarve para kapisë po protestojnë Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se rreth 50 persona protestojnë. Gjithashtu, më datë 09.07.2023 rreth orës 01:30 është denoncuar se një pjesë e të punësuarve e pengojnë hyrjen në ndërmarrje dhe të punësuarit e tjerë që të kryejnë obligimet në punë. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se për rastin është njoftuar Prokurori Publik.

The post Protesta e punonjësve të Higjienës Komunale, deklarohen nga policia appeared first on Shqip.

You may also like