Protesta e ditës së sotme, procedohen 5 banorë mes tyre dhe kreun e PD-së në Lushnjë

by admin
Spread the love

Policia ka nisur procedimin penal për pesë banorë të Divjakës, të cilët dolën në protestë kundër vendosjes së një trau në parkun e Divjakës, i cili detyron çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.

Bëhet me dije se janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç.

Këta persona, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

You may also like