Protagonist në fitoren ndaj Napolit, Teo Hernandez: Gol i paplanifikuar, Milani mendon vetëm për…

by admin
Spread the love

Goli i katërt sezonal dhe me vlerë tri pikë. Teo Hernandez rezultoi vendimtar në suksesin e djeshëm të Milanit ndaj Napolit, teksa pas ndeshjes dha disa deklarata për televizionin e klubit.

SUKSESI – “Jemi shumë të lumtur, e dinim që ishte e vështirë. Napoli është një ekip i fortë. Punuam mirë dhe falë kësaj fituam. Kemi pasur një periudhë paksa të komplikuar, jemi stërvitur duke dhënë maksimumin dhe falë kësaj po fitojmë”.

GOLI – “Nuk e kishim përgatitur (qesh). Unë bëj detyrën time, që është të luaj mirë dhe të bëj të lumtur tifozët. Festa e golit? Unë flas në fushë. Është e vërtetë që ka pasur ndeshje në të cilat nuk kam qenë mirë, por falë punës së përditshme po bëj më mirë”.

TEAO – “Unë me Leaon jemi një dyshe që merret vesh mirë. Është një lojtar fantastik sepse edhe kur nuk shënon na ndihmon dhe bën pasime si ai që më dha mua në rastin e golit. Njerëzit nuk e shohin në stërvitje, por jemi të gjithë të lumtur që kemi në ekip një lojtar të tillë”

TITULLI – “Nuk mund të them nëse jemi brenda apo jashtë garës së titullit. Dimë që duhet të punojmë dhe më pas kur të vijë derbi do të mendojmë për të bërë diçka. Për momentin mendojmë vetëm për Ligën e Europës”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like