Propozimi i Kurtit, Tahiri i AAK-së i shqetësuar: Në ora 22.00 krejt e kqyrin Big Brother

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka mbështetur vazhdimin e seancës raportuese siç kërkoi kryeministri Albin Kurti sonte për nga ora 22.00.

Megjithatë, ai shfaqi një shqetësim, për vëmendshmërinë e opinionit ndaj këtij diskutimi për dialigun, meqë tha se të gjithë në atë kohë janë të orientuar në Big Brother, transmeton klankosova.tv.

”Normal që edhe ne e mbështesim në ora 22.00. Por, kjo është një hajgare e madhe që po ndodhë me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës një kryeministër me u sjell kështu. Sepse në ora 22.00 nuk e kqyr kërkush, krejt e kqyrin Big Brother”.

You may also like