Pronari i shkollës së parashutizmit gjykohet për vrasjen e të dashurës, kolege parashutizmi në Britani (fotot)

by admin
Spread the love

Mediat britanike publikonin sot fotot e një pronari të kurseve të parashutizmit të akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij Clair Armstrong, që ishte dhe instruktore fluturimi ne shkollen e tij.

Piloti profesionist Ashley ‘Ash’ Kemp, 54 vjeç, i cili më parë drejtonte shkollën e kurseve të parashutizmit Hibaldstow Skydiving, doli sot në gjykatën e Grimsby i akuzuar për vrasjen e gruas 50-vjecare në shtëpinë e saj.

Clair u gjet e vdekur në shtëpinë e saj kur policia u thirr pas shqetësimeve për sigurinë e saj  në orët e para të së dielës.

Clair e Kemp punonin të dy në shkollën e parashutizmit Hibaldstow Skydiving, ku buri ishte drejtues.

Clair ishte instruktore e lëshimeve në formacion, në të cilat shumë parashutistë kapen me njëri-tjetrin nga gjymtyrët për të krijuar një numër formash në ajër. Ajo zotëronte gjithashtu një numër parukerish ne lokalitet.

Lajmi i vdekjes së saj shkaktoi tronditje në komunitetin e ngushtë, ku hetuesit po merrnin dëshmi derë më derë.

Një nga fqinjët që e njihte Clair tha: “Ishte një person i sjellshëm e miqësor. Përshendeteshim shpesh kur nxirrnim qentë për ajrosje. Nuk e besoj dot atë që i ka ndodhur “.

Në mesazhin për publikun kreu i policisë lokale Simon Vickers tha: “Ne e kuptojmë se një incident tragjik si ky ka shokuar komunitetin, por dua të siguroj njerëzit se është një incident i izoluar mes njerëzve që e njihnin njëri-tjetrin dhe nuk ka rrezik për anëtarët e publikut”.

Policia po bën thirrje për informacione teksa hetimet vijojnë.


Top Channel

You may also like