Prokuroria nuk apelon vendimin e Gjykatës, Galtier tani “në sulm” ndaj shpifësve

by admin
Spread the love

Prokuroria Publike e Nicës njoftoi se nuk do të kërkojë ankim për rastin e Christophe Galtier, pasi trajneri u lirua nga akuzat për ngacmim dhe diskriminim.

Në një deklaratë, avokatët e trajnerit, tashmë në Al Duhail të Katarit, thonë se “ky vendim i Prokurorisë Publike për të mos apeluar vendimin e pafajësisë mbyll përfundimisht këtë çështje dhe konfirmon natyrën shpifëse të akuzave të bëra ndaj Christophe Galtier”.

Trajneri tani duhet të ndërmarrë veprime ligjore kundër anëtarëve të medias për shpifje, shkruan L’Equipe. Trajneri ishte akuzuar për ngacmim dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të Nice kur ishte trajner i klubit në sezonin 2021/22.

Prokurori publik në momentin e ngritjes së akuzës ka kërkuar një vit dënim me kusht dhe gjobë prej 45 mijë eurosh./ Super Sport


Top Channel

You may also like