Prokuroria ende se ka marrë raportin e obduksionit për vdekjen e gjashtë vjeçares – Shqip

by admin
Spread the love

Joveski: Nuk ka arsye për dyshime rreth zgjedhjes së prokurorëve

Kryeprokurori shtetëror, Lubomir Joveski, duke folur sot për vdekjen e gjashtë vjeçares në Spitalin e Manastirit, tha se, Prokuroria Publike e Manastirit ende nuk e ka marrë raportin e obduksionit, ndërsa në ndërkohë, punon në sigurimin e dëshmive të tjera.

“Siç dihet prokurori publik nga prokuroria kompetente Manastir, i ndërmerr masat e nevojshme dhe siguron dëshmi në lidhje me vdekjes e vajzës. Prokuroria ende nuk e ka marrë protokollin e obduksionit të kryer. Njëkohësisht, prokuroria punon në sigurimin e obduksionit dhe dëshmive të tjera, janë dëgjuar me më shumë persona për të cilët prokuroria vlerëson se, kanë njohuri të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti” – tha Lubomir Joveski, Kryeprokuror shtetëror

Joveski gjatë nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike i pyetur për zgjedhjen për prokuror të djalit të kryeparlamentarit, Talat Xhaferit dhe gruas së shefit të Prokurorisë për ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit, tha se këtyre njerëzve duhet t’u jepet një shans.

”Unë absolutisht nuk shoh asnjë arsye që të hapen dyshime për këta njerëz të ri, këtyre njerëzve duhet t’u jepet shans. Këta njerëz kanë mbaruar arsimim adekuat dhe i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore që të mundet në procedurë adekuate të zgjidhen për gjyqtarë dhe prokurorë publik” – tha Lubomir Joveski, Kryeprokuror.

Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publike dje në mënyrë solemne u ndau diplomat kandidatëve që kaluan provimin përfundimtar dhe të cilët pritet që të bëhen pjesë e sistemit gjyqësor. Pothuajse 18 përqind të kandidatëve që kanë dhënë provimin, janë të afërm të politikanëve aktual, si gjykatësve dhe prokurorëve aktual dhe të mëparshëm. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

You may also like