Prokurori Italian anti-mafia Nicola Gratteri flet me mediat megjithse është ‘më i kërkuari në listën e Ndraghetta-s’ (fotot)

by admin
Spread the love

Nicola Gratteri i tregon gazetarëve se ku mund ta gjejnë vetëm 20 minuta para takimit, pasi kryeprokurori i krimit të organizuar thotë se më shumë kohë do ta linte të ekzpozuar ndaj rrezikut.

Në reportazhin e rrjetit BBC thuhet se takimi me të u bë në Calabria ku po zhvillohet një gjyq madhor anti-mafia me më shumë se 330 të dyshuar, teksa deri tani 70 prej tyre janë dënuar.

Gratteri rrjedhisht vjen i shoqëruar nga makina policie dhe refuzon falënderimet e gazetarëve duke thënë se “nuk dëshiron të humbasë kohë”.

Burri i njohur si “më i kërkuari nga mafia italiane ‘Ndrangheta’ thotë se jeton me këtë nivel sigurie që prej vitit 1990, pas atentatit të parë.

Në vitin 1992, prokurori legjendar anti-mafia Giovanni Falcone u vra nga një bombë në Palermo bashkë me gruan dhe shoqëruesit, ndërsa dy muaj më vonë një masakër e ngjashme u krye ndaj kolegut të tij Paolo Borsellino.

Vrasjet e dy heronjve konsiderohen me të drejtë një moment domethënës në historinë e Italisë  dhe brutaliteti krimeve tregon kapacitet e pamasë për terror të ‘armiqve’ të tyre.

Gratteri thotë se mendon shpesh për gjykatësit e vrarë. “Edhe unë flas shpesh me vdekjen, për të racionalizuar frikën, me qëllim të vazhdoj përpara me punën”.

Ai shton se ‘Ndrangheta e ka origjinën prej shekullit të 19-të dhe lidhjet e saj me elementë të errët në të gjithë botën janë të gjera.

Sindikata e krimit drejtohet si zakonisht nga njerëz që jetojnë në fshatra majë maleve dhe janë të lidhur nga besnikëria e lidhjeve të gjakut.

Përkundër grupeve kriminale Cosa Nostra në Siçili dhe Camorra rreth zonës së Napolit, prokurori thotë se Ndraghetta është më e dhunshme.

“Lidhjet e tyre me Amerikën Latine dhe Australinë për aktivitetet ilegale u sjellin një xhiro të llogaritur vetore prej $60miliardë”.

“Valuta e tyre është kokaina. Grupi dominon tregtinë globale dhe kontrollon rreth 80% të tregut të Evropës”.

Zyrtarët shtojnë se shumica e “mallit” të tyre hyn nga porti Gioia Tauro, në Kalabri, për t’u shpërndarë më pas në lindje në Ballkan e në Detin e Zi.

Kokaina e kapur nga Guardia di Finanza në portin Gioia Tauro është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, thotë ai.

“Ndrangheta nuk ka vetëm një drejtues si Cosa Nostra, por është kthyer në një monster me shumë koka që nuk mund të mundet, dhe rigrupohet sërish mbas sulmeve”, thotë ai në disa pohime pesimiste, duke shtuar se tashmë po punohet dhe për arsimin e gjeneratave të reja për të qëndruar larg kthetrave të krimit të organizuar.//BBC//