Projektligji për tërheqjen e Trustit nuk kalon në Kuvend

by admin
Spread the love

Projektligji për tërheqjen e Trustit Pensional nuk ka kaluar në Kuvend.

Në sallë ishin 101 deputëtë, prej të cilëve 97 kanë votuar, njofton Shqip.

Sipas kruetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, 42 deputëtë kanë votuar në favor të projektligjit.

Ndërsa 55 kanë votuar kundër. Kryekuvendari ka thënë se nuk ka pasur asnjë abstenim.

Kujtojmë se është porpzuar që me ndryshime ligjore, personat të cilët kanë deri në 10 mijë euro kursime, të mund të tërheqin deri në 30 për qind të tyre.

Ata që posedojnë 10 deri në 20 mijë, të tërhiqnin 25 për qind dhe ata që kanë mbledhur mbi 30 mijë euro t’i tërheqin deri në 10 për qind. Mirëpo projektligji në fjalë nuk ka kaluar sot në Kuvend.

klankosova.tv

You may also like