Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

Ai ka publikuar edhe një video të seancës në fjalë ku shihet se nuk ka pasur kuorum.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ka thënë Kastrati.

Tutje ai ka theksuar se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

“Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt. Pavarësisht kësaj shkelje ligji u konstatua si i votuar”, tha ai.

Deputeti Kastrati po ashtu ka folur për ministren Arbërie Nagavci, për të cilën tha se do të shihet se për cfarë interesa po tenton ta kaloj një projektligj sipas tij të kontrabanduar.

“Pyetja që duhet shtruar është: Pse Arbërie Nagavci po i jep zor për ta kaluar këtë ligj të kontrabanduar? Ajo madje ka prodhuar edhe epizoda humori ku vetëm me dy deputete të VV-së ( me prezencë të saj ) i votojnë amandamentet por pa prezencēn e deputetëve të tjerë të pozitës dhe opozitës. Mjerim dhe komedi! Shumë shpejt do ta kuptoni se ku është zori dhe interesat pas këtij presioni!”, tha Kastrati.

You may also like