Projekti që do të bënte Apple Watch të suportonte Android u anulua në momentet e fundit për të mbrojtur iPhone

by admin
Spread the love

Apple po punonte për ta bërë Apple Watch, së bashku me shërbimet e ndryshme shëndetësore që ofrohen në të, të funksiononte dhe me pajisjet Android përpara se projekti të anulohej në momentet e fundit.

Një raport i Bloomberg mbi ambiciet shëndetësore të Apple sot përfshin një informacion rreth asaj se si “inxhinierët e Apple ishin gjithashtu të angazhuar thellësisht në një përpjekje për ta bërë orën dhe aplikacionin Health të përputhshëm me miliarda pajisje Android në qarkullim“.

Kjo do ta kishte ndihmuar veçanërisht Apple në vendet ku iPhone nuk kontrollon një pjesë të lartë të tregut. Ne nuk e dimë se kur ka ndodhur kjo gjatë jetëgjatësisë së Apple Watch, por raporti tregon se projekti Fennel ishte “pothuajse i përfunduar” përpara se të anulohej. Nëse do të vinte përpara blerjes së Fitbit, rilançimit të Wear OS 3 dhe 2022 Pixel Watch, përpjekjet e Google dhe Samsung për krijimin e orave smart mund të ishin ndikuar thellësisht.

Arsyeja se përse Apple e mori këtë vendim ka të bëjë me bërjen e biznesit: “Nëse do të lejonin që ora të përdorej dhe në pajisjet Android-it, do ta zvogëlonin vlerën që ora ka për iPhone,” tha dikush me njohuri për këtë çështje.

Kthimi i përdoruesve të Android në ekosistemin e Apple mbetet një objektiv i madh për kompaninë, me iMessage që është një nxitës tepër i madh kryesisht në SHBA.

You may also like