Profesionistët shëndetësorë nga diaspora s’kanë nevojë për leje pune, vendos Qeveria

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e radhës vendimin për lirimin nga obligimi i pajisjes me leje të punës afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve angazhohen në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti tha se profesionistët shëndetësorë do të gëzojnë procedura të lehtësuar edhe sa i përket licencës së punës dhe lejeqëndrimit.

“Do të ishte avantazh që të
kemi profesionistë nga mërgata për shëndetësi dhe arsim. Pasi janë shqyrtuar mënyrat
e lehtësimit në institucione tona në mbledhje kemi për të miratuar dy nisma nga
mërgata jonë dhe kohëzgjatja e tyre do të jetë 5 vjeçare”.

“Pas hyrjes së vendimit të Qeverisë
për profesionistë huaj do të jetë listë e shkurtër e procedurave. Përgatitja e
një profesionit merr shumë vite e mjete financiare. Për profesionistë nga Shqipëria
për çështje leje qëndrimi 5 vjeçar licenca do ta ketë kohëzgjatjen e qëndrimit”.

Ministri i Punëve të Brendshme,
Xhelal Sveçla, ka paraqitur kërkesën para kabinetit qeveritar.

“Sot paraqesë propozim vendimin për
lejen e profesionisteve shëndetësor nga mërgata. Duke uruar që ky vendim të jetë
transformues për shëndetësinë do të jemi të gatshëm të adresojmë kërkesat e
tyre”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat
Latifi e ka konsideruar këtë si epokë të re në shëndetësi, raporton EO.

“Ne sot po shënojmë fillimin e
epokës së re të profesionistëve nga mërgata. Do të lehtësohen procedura nga mërgata”.

“Është thjeshtësuar procedura për
ata që vinë për humanizëm. Kohëzgjatja do të jetë 5 vjeçare dhe hiqet çdo taksë
administrative”.

You may also like