Produksioni i Big Borther bën huqjen e madhe, shton dyshimet se dalja një banori sonte është e planifikuar

by admin
Spread the love

Iliri, Meridiani dhe Antonela janë në nominim qysh nga e premta pasi mbetën tre të fundit që nuk u shpëtuan nga banorët tjerë.

Spektaklin e kaluar, Antonela pati një debat të ashpër me Big Mamën duke thënë se këngëtarja e kishte ofenduar në gjuhën serbe.

Kjo bëri që Big Mama të lërë përgjithmonë shtëpinë e “Big Brother Vip”, teksa në anën tjetër kritikat e ashpra për Antonelën nuk munguan.

Krahas kësaj, ditën e djeshme është publikuar promoja e emisionit ku zbuloi se Antonela do të hap kutinë e “Pandorës” e cila zakonisht bëhet në fund të programit.

Kjo bëri që shumë ndjekës të këtij programi të dyshojnë se Antonela nuk largohet sonte nga “BBV”.Madje kjo është publikuar edhe në Instagramin e blogger-it, Olti Currit.


You may also like