Prodhuesit e fletëve të florinjta dekorative në Gjermani kërkojnë njohjen e statusit unik

by admin
Spread the love

Në qytetin bavarez Schwabach, prodhimi i fletëve të florinjta për dekorimin e shtëpive, kishave, statujave e kornizave, vijon prej disa shekujsh si një art unik i Gjermanisë.

Që prej shekullit të 19-të njerëzit e qytetit njihnin mirë artin e stampimit të fletëve të florinjta teksa sot vetëm dy kompani e bëjnë këtë me mënyra tradicionale prandaj kërkojnë statusin e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

Mjeshtrja Lara Haferung, e punishtes ‘Noris Blattgold’ thotë se është e rëndësishme që zanati artizanal të mbijetojë.

“Për ne është e rëndësishme pasi shumë nga praktikat janë të njëjta me ato më shumë se 100 vjet më parë, shumë gra punojnë në këtë kompani prej 15 vjetësh “.

Artizanët kanë mbështetjen e kryebashkiakut të qytezës Peter Reiß, i cili e quan praktikën një krenari e zonës.

“Schwabach është qendra evropiane e prodhimit të fletëve të florinjta dekorative. Ne jemi gjithashtu një nga vendet e fundit që jemi të aftë të krijojnë fletët e metalit sa 1 e njëmijta e milimetrit”.

Reis, shton se statusi i njohjes nga UNESCO do të ndihmojë që praktika të njihet gjerë dhe të mos zhduket, pasi është diçka unike./AFP/