Prodhuesi i chip-ave Nvidia prezanton një sistem të ri për drejtimin autonom

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjiganti i chip-ave Nvidia Corp prezantoi të martën platformën e saj të re informatike, e quajtur DRIVE Thor, e fokusuar te drejtimi autonom dhe i asistuar, si dhe funksione të tjera dixhitale, ku përfshihet edhe argëtimi në makinë.

Nvidia, një lojtar i madh në tregun e chip-ave për videolojëra dhe në Inteligjencën Artificiale, po angazhohet së fundi në sektorin automobilistik, një segment kyç i rritjes së kompanisë.

Danny Shapiro, përgjegjës i sektorit automobilistik të Nvidia, deklaroi se DRIVE Thor do të jetë në gjendje të zëvendësojë shumë chip-a dhe kabllo në makinë dhe të reduktojë koston e përgjithshme të sistemit, edhe pse nuk dha detaje specifike mbi kursimin.

“Ju mund të imagjinoni një kursim të jashtëzakonshëm në lidhje me kostot, reduktimit të kabllove, reduktimit të peshës, reduktimit të konsumit të energjisë në përgjithësi”, deklaroi Shapiro gjatë një sesioni informues.

Disa shtëpi automobilistike kanë nisur të krijojnë chip-at e tyre për të pasur më shumë kontroll dhe për të reduktuar kostot.

Cruise, njësia e drejtimit autonom të General Motor, deklaroi javën e kaluar se ka zhvilluar chip-at e vet që do të përdoren brenda vitit 2025. Aktualisht ajo përdor chip-at Nvidia.

Klienti i parë i njoftuar nga Nvidia për DRIVE Thor është kompania kineze Geely ZEEKR. Shapiro deklaroi se sistemi aktual informatik, i quajtur DRIVE Orin, do të përdoret në SUV-in inteligjent të shoqërisë automobilistike kineze XPeng dhe në startup-in kinez për drejtim autonom QCraft.

Por kjo vjen në mes të shqetësimeve nëse klientët kinezë do të mund të vazhdojnë të kenë akses në teknologjinë Nvidia, me ndalimin e fundit nga SHBA për të eksportuar në Kinë dy chip-at kryesorë Nvidia për qendrat e të dhënave.

/ Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like