Problem të gjejnë punë në Tetovë? – Studentët tregojnë për pengesat më të mëdha – Shqip

by admin
Spread the love

Pavarësisht se duan të punojnë gjatë kohës kur nuk janë në ligjërata në fakultet, studentët nga Pakistani e Taxhikistani që studiojnë në UEJL në Tetovë, thonë se hasin në vështirësi, përcjell Shqip. Sipas tyre, orari i papërshtatshëm e sidomos mosnjohja e gjuhës është pengesa kryesore. Punë sipas tyre ka sepse i shohin njoftimt nlpër lokale që kërkojnë punëtorë.

“Thonë se problemi kryesor është pengesa gjuhësore dhe problemi i dytë është koha që kemi në dispozicion. Jemi të lirë pas orës 5 të pasdites dhe kërkojnë të vijnë në mëngjes, kjo është një pengesë e madhe”, thotë Muhamed Taha, student nga Pakistani.

“Po, e kam provuar, por shumica më thonë që nuk e di gjuhën, nuk e di shqip, e di që në Tetovë shumica janë myslimanë dhe shqiptarë. Nuk dimë shqip sa duhet. I njohim kryesisht përshëndetjet si ‘mirëmengjes’”, thotë Amir Hamza, student nga Pakistani../KlanMacedonia

You may also like