Pritja mbaroi: Manchester City zyrtarizon blerjen e Erling Haaland

by admin
Spread the love

Manchester City ka zyrtarizuar sot blerjen e Erling Haaland, ndonëse marrëveshja me Borussia Dortmund kishte kohë që ishte mbyllur me sukses.

Sulmuesi norvegjez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Anglisë. Zyrtarizimi i blerjes së Haaland është bërë në datën që 22 vite më parë babai i bomberit, Alf-Inge kishte firmosur me klubin nga Mançesteri.

Kujtojmë që City bleu sulmuesin e talentuar nga gjermanët e Dortmund për 60 milion euro. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like