Pritja e vitit të ri në shesh

by admin
Spread the love

Pas shumë viteve, Qyteti i Shkupit nuk do të jetë organizator i pritjes së ndërrimit të moteve në shesh. Këtë vit, vet artisët të ndihmuar nga një kompani private kanë vendosur që ti zbavitin qytetarët. Edhe pse nuk ka organizim institucional, emrat e njohur të muzikës nuk do të mungojnë.  Programi do të fillojë në ora 20:30 e do performojnë pop bendi “Duper”, Risto Samarxhiev e orët e vona janë të rezervuara për turbofolk meraklitë.

Naum Petrevski, Bllagica Pavllovska, Ferus Mustafov e shumë të tjerë do të performojnë muzikë tradicionale maqedonase dhe turbofollk. E natën e fundit të vitit do ta përmbyll Elena Ristevska.

Edhe pse ka shumë paqartësi për organizimin e festës, ajo që është e qartë nga emrat që dolën në publik është se nuk do të ketë këngëtar shqiptar siç ishte traditë në vitet e kaluara.

E nga ana tjetër institucionet shëndetësore janë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët, mirëpo që mos të vijë deri tek situata të padëshirueshme apelojnë që alkooli të përdoret me masë me qëllim që të evitohen aksidente në trafik, rrahje dhe pasoja të pakëndshme.
Poliklinikat “Jane Sandanski”, Çair, Hasanbeg, Draçevë, Gjorçe Petrov dhe Bit Pazar do të punojnë 24 orë.

Sa I përket zbukurimit të qytetit, për dallim nga vitet e kaluar dekorimi është shumë më modest dhe është përfshirë vetëm një pjesë e qytetit./KlanMacedonia

You may also like