Prisni pak, kjo është Dua Lipa në “Grammy Awards”?

by admin
Spread the love

 

Dua Lipa u kujdes që të linte një tjetër shenjë në tapetin e Grammy Awards. Ylli ndërkombëtar u shfaq dje me “look-un” surprizues dhe transformimin e madh në pamje. Dua kishte zgjeshur një fustan të zi të “Versace” ndërsa vëmendjen më të madhe e morrën flokët e gjatë deri në fund të kurrizit dhe në ngjyrë bionde.
Dua zgjodhi të vishej nga Donatella Versace që i kishte stiluar asaj një fustan të zi me detaje ngjyrë ari, që daton nga koleksionin “Miss S&M” në 1992. Fustani elegant i zi, ishte i çarë në pjesën e pasme duke nxjerrë në pah linjat perfekte të Duas.
Lipa bashkë me Megan The Stallion u ngjitën në skenë për të dhënë çmimin “Artistja e re më e mirë” që u fitua nga Olivia Rodrigo./revistawho.com

You may also like