Prishtina ndryshe: Gërmia, më zbehtë se vitet e kaluara më 1 Maj (VIDEO)

by admin
Spread the love

Krejt i lanë e Ditën e Punës zgjodhën ta presin në natyrë.

Sivjet, trendi i qytetarëve që për 1 maj dalin në parkun e Gërmisë në kryeqytet, ishte më i ulët se sa  siç rëndom ndodhte tradicionalisht.

Këtë gjë një i ri që po e shijonte goxha këtë ditë, e lidh me migrimin e të rinjve.

As lojëra me top e të rinjve, e as lozja e fëmijëve në këndin e tyre, nuk po ia heqin mallin dikujt.

E ata që dolën këndejpari, u kënaqën të rinj e të vjetër. 1 maji në Gërmi, nuk ka lezet pa pak daulle. Ekzekutuesit e tyre kishin marrë rruga nga Shqipëria, për të bërë pak reklamë. Moti i favorshëm, bëri që numri i frekuentuesve të shtohet pasdite.

Rruga kryesore qe bllokuar nga mëngjesi për qarkullim më të lehtë, derisa në rast nevoje këtu gajtë tërë ditës qëndroi një autoambulancë dhe një ekip i zjarrfikësve.

You may also like