Prishtina e shkarkon Ismet Munishin – Shqip

by admin
Spread the love

Klubi i Futbollit, Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Ismet Munishin.

Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit, njofton Klankosova.tv.

“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit”, thuhet në njoftim.

“FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër”.

Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.

You may also like