“Prindërit nuk ishin dakord që të futesha në Big Brother”, rrëfimi i Sarah Berishës

by admin
Spread the love

Blofger-ja e njohur shqiptare dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Sarah Berisha është një nga personazhet më të dashur nga publiku. Megjithatë, duket se familja e saj nuk ka qenë dakord me vendim për t’iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këtë fakt, e ka zbuluar vetë Sarah me motrën e saj, Ditea gjatë një interviste për “Mirage”. “Gjëja e parë që i kam thënë është ‘po, mos e diskuto fare, do futesh.’

Prindërit nuk ishin dakord, sidomos babi, por bëmë një mbledhje familjare dhe unë iu thashë që Sara e di vetë se çfarë të bëjë edhe që do futet. Ne nuk e dinim që Sara do të gjente dashurinë e jetës në ‘BBV’”, tha Ditea.

E pyetur se cilat ishin pritshmëritë pasi doli nga “BBV”, Sarah u shpreh: “Jam zhgënjyer për mirë kur kam dalë, sepse nuk e prisja gjithë këtë suport kaq të madh nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Jam surprizuar shumë dhe jam shumë e lumtur që njerëzit më kanë njohur për Sarën që jam”.

You may also like