Prindërit e Thaçit s’lihen vetëm (VIDEO)

by admin
Spread the love

Te familja e Hashim Thaçit në Burojë, të Skenderajt, të hënën po prisnin mysafirë.

Ndër ta ishte edhe Ismail Syla që atje shkoi këtë 3 prill për t’u solidarizuar me prindërit e ish-presidentit, ditën kur në Holandë nis gjykimi ndaj tij dhe tre bashkëluftëtarëve, për krime lufte.

Sipas tij me narrativen e saj Prokuroria po do që UÇK-në ta shpallë terroriste. Prokurorinë por jo vetëm, për devijim të së vërtetës po e kritikojnë bashkëfshatarët e Thaçit.

Edhe një ish-bashkëluftëtar i shefit politik të UÇK, mohon pretendimet e organit të akuzës. Se katërshes lidere të Ushtrisë Çlirimtare iu bë me hile, janë të bindur edhe skenderajasit.

E për ata që të hënën vizituan Prekazin heroik, hetimet e Speciales do duhej nis nga aty.

Ata po kërkojnë që skena politike t’i mbështetë çlirimtarët. Për drenicasit, vula e pafajësisë së tyre shte marshi për drejtësi i një dite më parë.

You may also like