Princesha, ça i ke këto parulla?

by admin
Spread the love

Duket se ethet e finales kanë nisur të ndihen në shtëpinë e Big Brother VIP. Luizi dhe Efi konfirmuan emrat e tyre si dy finalistët e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, ndërsa banorët e tjerë po kërkojnë me ngulm finalen e madhe dhe po luajnë kartat e tyre. Debatet nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother, teksa i fundit ishte ai mes Qetsorit dhe Efit.

Teksa Qetsori po diskutonte me banorët rreth finales dhe lojës së Kristit, Efi i ka kërkuar që të largohet nga dhoma e gjumit e të vazhdonin bisedën në living, pasi po e pengonin të flinte.

Pjesë nga debati:

Efi: E kuptoj që keni  shumë qejf të dilni në prime, po na li rehat tani të flemë.

Qetsori: Po ti sot në drekë ke fjetur, dje ke fjetur, në darkë ke fjetur, tani ti do flesh ditë e natë apo ça?

Efi: Unë fle sa herë të dua. A ishe duke fjet ti qepar mo zotëri?

Qetsori: U zgjova se bëra kërcimin, më zgjoi Vëllai i Madh.

Efi: Nuk të zgjova unë.

Qetsori: E tani ti ça do nga unë?

Efi: Ule zërin!

Qetsori: Unë flas si dua në shtëpi, ça problemi ka?

Efi: A ke pak respekt?

Qetsori: Kam respekt, si s’kam, po ça i ke këto parulla?

Efi: Kam një ore që po flas.

Qetsori: Orët e tua.. princesha kjo.

You may also like