Prezenca e Kurtit në “Paradën e Krenarisë”, reperi njofton se më nuk do të jetë pjesë e VV-së

by admin
Spread the love

Vendimi i Kryeministrit, Albin Kurti, për të marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë”, të organizuar nga komuniteti LGBT duket se nuk është mirëpritur nga shumë qytetarë, përfshirë edhe figura të njohura apo edhe vet aktivistë të Vetëvendosjes.

Një i tillë që ka kundërshtuar prezencën e Kurtit në “Paradën e Krenarisë” është edhe reperi Luan Zeqiri i njohur me nofkën “Mad Lion”, i cili ka shprehur zemërimin e tij pasi Kurti iu bashkua marshit solidarizues për komunitetin LGBTI të shtunën.

Në shenjë frustrimi, ai ka njoftuar se më nuk do të jetë anëtar i kësaj partie, duke e prerë me gërshërë kartelën identifikuese të tij si pjesëtar i partisë, nëpërmjet një videoje në TikTok.

@immadlion 

♬ Originalton – MAD LION

“Prej ditës që kanë dalë edhe i kanë përkrahë ata p*derat dhe l*zbejkat, unë nuk do të jem pjesë e kësaj partie”, ka thënë ai në videon ku incizohet duke prerë kartën e anëtarësisë.

You may also like