Prezantohet trajneri i Kukësit, Skënder Gega

by admin
Spread the love

Skënder Gega është prezantuar sot si trajneri i FK-Kukësit, e bashkë me të edhe aksionari i ri i Futboll Klub Kukësit, Marsel Braka.

Presidenti i nderit Safet Gjici tha se në klubin e verilindorëve tanimë fillon një epokë e re.

 “Ne duam titullin kampion, i kemi te gjitha kushtet dhe financat me aksionierin e ri, do luftojmë të bëjmë një ekip për konferenca lige. Urojmë që të fitojë Laçi. I uroj suksese Gegës, ka puna të vështirë përpara. Do këtë ndryshime në strukturën e klubit sidomos në menaxhim. Besoj tek Gega në ndryshimin e menaxhimit të klubit. Duhet të mobilizohen me të gjitha forcat për të nisur që tani me karton. Është e pafalshme e  pa tolerueshme që me të gjitha investimet në klub dhe stadium mos të kemi rezultate pasi klubi nuk ka funksionuar. Çdo trajner që do iki tani e mbrapa nga Kukësi kemi vendosur qe bashkë me të do të largohet i gjithë stafi. Ky vit do të jetë vit i kuksianëve për të sjell një trofe të dytë në Kukës”, tha Gjici.

Trajneri Gega shprehu falënderime që iu besua drejtimi i Futboll Klub Kukësit për herë të dytë.

 “Është përgjegjësi e madhe, por që me punë dhe korrektësi personale e profesionale do arrijmë objektivat e klubit. Ndërkohë po shohim të formojmë edhe ekipin me futbollistët e duhur që do i japin Kukësit rezultatin që ne duam. Dhe shpresojmë që nesër të jemi pjesë e Evropës”, tha ai.


Top Channel

You may also like