Prezantohet Tchouameni: Erdha te Reali për të hyrë në historinë e futbollit

by admin
Spread the love

“Kjo është një ëndërr që realizohet, kam firmosur me klubin më të mirë në botë. do të punojmë fort për të fituar akoma më shumë tituj, për të lartësuar akoma më shumë historinë e kësaj skuadre.

Është e vërtetë që kisha mundësinë që të zgjidhja, por sapo mora vesh që Reali ishte i interesuar për mua nuk hezitova asnjë sekondë. Dua të lë shenjë në historinë e futbollit dhe nuk ka skuadër më të mirë se Reali i Madridit për të arritur këtë objektiv”, ka thënë Aurelien Tchouameni, në fjalët e tij të para si lojtar i Realit të Madridit.

Klubi spanjoll pagoi 100 milionë euro në arkat e Monacos për të blerë kartonin e lojtarit francez. / Oversport.tv

You may also like