Prezantohet presidenti i ri i Erzenit të Shijakut

by admin
Spread the love

Erzeni ishte skuadra e konsideruar që befasoi këdo vitin e shkuar me paraqitjet e saj sportive mjaft të mira edhe pse fundi i sezonit nuk ishte i njëjtë me fillimin e tij.

I menaxhuar nga shoqata e Erzenit dhe Bashkia e Shijakut, klubi arriti të mbijetojë në Superiore edhe për këtë edicion dhe duket që nga ky sezon do të ketë një fytyrë të re.

Ali Kasa quhet presidenti i ri i Shijakut i prezantuar pak ditë më parë pas takimit edhe me krerët e pushtetit lokal të qytetit dhe shoqatës së klubit të Erzeni.

Projektet e biznesmenit me origjinë nga Peqini por i emigruar në Australi, duket të jenë mjaft premtuese duke filluar nga infrastruktura, me projektin e ndërtimit të një qendre sportive stërvitore, e cila i është garantuar si sipërfaqe nga pushteti lokal në bashkëpunim nga Federate Shqiptare e Futbollit dhe tek pjesa e lojtarëve dhe trajnerit.


Top Channel

You may also like