Prezantimi te Kastrioti, Çela: Njoh mirë mentalitetin dhe lojtarët, kam besim tek ekipi

by admin
Spread the love

Emiliano Çela është prezantuar sot si trajneri i ri i Kastriotit. Ish-mbrojtësi i njohur, me një eksperiencë të madhe në Superiore me klube si Laçi, Kastrioti (2017-2021), Lushnja, Tomori, Apolonia dhe Korabi, do të provojë aventurën e parë si trajner. 36-vjeçari foli për mediet, duke u shprehur optimist në lidhje me realizimin e objektivit mbijetesë.

KASTRIOTI – “Unë e mendoj si fakt pozitiv që deri dje isha këtu dhe sot dola si trajner, pasi e njoh mentalitetin e lojtarëve dhe faktin që m’u dha mundësia për të treguar aftësitë e mia si trajner tek Kastrioti. E shoh si pozitive pasi shumicën e lojtarëve i njoh nga afër, po ashtu dhe problemet. Mendoj se mund të bëjmë diçka për më mirë”.

PROBLEMET – “Dua të falënderoj trajnerin që ka qenë dhe ka punuar shumë mirë, mendoj se problemi më i madh këtu është pozicionimi i lojtarëve në pozicione natyrale, kjo ka sjellë dhe disa probleme në aspektin e lojës. Dihet që një lojtar mund ta bëjë më mirë një rol, por është ndryshe kur është në pozicionin e tij natyral”.

KONTINGJENTI – “Është një grup i mire, për mua është e rëndësishme që të punoj me grupin aktual. Kam besim tek ky ekip, kanë një grup të mirë dhe mund të japin maksimumin e tyre”.

MERKATO – “I kemi bërë presidentit kërkesat tona ku skuadra ka nevojë. Ka mangësi në sulm dhe nga krahët e mesfushës. Do shohim çfarë do sjellë merkato e janarit, pasi dihet që është e vështirë. Duhet të shohim”.


Top Channel

You may also like