Prezantimi i veçantë i Ajetit te klubi i ri, lojë pokeri me Chelsean

by admin
Spread the love

Arlind Ajeti ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në Serie C me klubin e Pordenones. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi italian me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Megjithatë, ajo që bie në sy është mënyra se si Pordenone ka prezantuar mbrojtësin shqiptar. Në postimin e tyre në Tëitter, Pordenone ka bërë një lojë fjalësh me klubin anglez të Chelsea.

Ata kanë etiketuar në postim Chelsea ndërsa kanë bërë edhe një paralelizëm me lojën e famshme, poker. “Përshëndetje FC Chelsea, ne vazhdojmë me AA tonë” shkruhej në postim duke marrë inicialet e mbrojtësit shqiptar. /oversport.tv

You may also like