Presidentja Osmani falënderon BIK-un për rolin dhe kontributin në shoqëri – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ajo ka uruar besimtarët në këtë ditë feste ndërsa ka përmendur rolin e BIK-ut, që kishte në kohë të rëndësishme për Kosovën.

Osmani ka falënderuar BIK-un, për përkrahjen që ka dhënë për familjet në nevojë.

”Ishim këtu bashkë me bashkëpunëtorët e mi për të uruar kryemyftiun dhe bashkëpunëtorët e tij dhe nëpërmjet tyre edhe shumë qytetarëve të Republikës sonë për këtë festë të bekuar për të thënë edhe njëherë lutjen gjatë muajit të Ramazanit janë të pranuar dhe për të falënderuar për rolin që Bashkësia Islame luan në mënyre që shteti ynë, qytetarët tanë të ecin përpara”.

”Unë dua t’i falënderojë për bashkëpunimin edhe kryemyftiun edhe bashkëpunëtorët e tij që sfidat që ballafaqohet shteti ynë t’i tejkalojmë sa më parë dhe sa më mirë, dhe të falënderoj për kontributin që kanë dhënë edhe gjatë muaji të Ramazanit duke dhënë përkrahje dhe ndihma të gjithë atyre që kanë nevojë. Do të vazhdojmë të punojmë se bashkë në të mire të qytetarëve tanë, ne të mire të shtetit tonë të dashur”, citon EO, të ketë deklaruar Osmani.

You may also like