Presidentit i ri, flet Meta: Nuk kam asnjë këshillë për opozitën, ka bërë gabime fatale

by admin
Spread the love

Presidenti i Republikës Ilir Meta, është mënjanuar plotësisht nga procesi i zgjedhjes së presidentit të ri, proces ky që ka thelluar edhe më shumë polemikat brenda Partisë Demokratike.

I pyetur nga mediat në një konferencë, Meta tha se nuk ka asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës, pasi sipas tij, ka bëre gabime fatale, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes për presidentin e ardhshëm.

“Nuk kam asnjë këshillë për ti dhënë opozitës sepse ka bëre gabime fatale , pjesa kryesore me ndërgjegje të plotë, sic ishte djegia e mandateve, bojkoti i reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve lokale. I quaj krime që bëhen një herë në 100 vjet, Nuk kam asnjë sugjerim dhe asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes për presidentin e ardhshëm”, u shpreh Presidenti Meta.

You may also like