Presidenti zviceran duhet të izolohet për pesë ditë, rezulton pozitiv

by admin
Spread the love

Presidenti zviceran Ignazio Cassis duhet të qëndrojë në izolim deri në fund të javës. Ai ka rezultuar pozitiv me koronavirusin. Por sipas Zyrës Federale, ai nuk ka simptoma. Në konferencën për media, megjithatë është vërejtur një skenë që shkakton dyshim

Të mërkurën në orën 14:00, Cassis ishte ulur në qendrën e medias, heq maskën e tij – dhe kollitet. Apo është vetëm një pastrim i fytit? Pastaj e kap hundën.

Pak kohë më vonë, pasi njoftoi hapin e madh të lehtësimit, presidenti federal zviceran Ignazio Cassis (60), e bëri një test PCR. Kjo sepse të premten dhe të shtunën ai donte të udhëtonte në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Asgjë nuk do të bëhet nga ky udhëtim – sepse testi i Cassis ishte pozitiv! “Këtë mëngjes, ai shkoi menjëherë në izolim pasi rezultati u bë i njohur”, shkroi të enjten Zyra Federale. Skena nga konferenca mediatike që atëherë është diskutuar lart e poshtë në Twitter.

Cassis nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai do të vazhdojë punën e tij nga rezidenca e tij në Montagnola TI deri të dielën. Sepse sipas rregullores së Këshillit Federal, Cassis tani duhet të shkojë në izolim për pesë ditë. “Ai anuloi të gjitha ngjarjet dhe manifestimet e planifikuara”, thuhet nga Zyra Federale, transmeton portali Shtegu.

Kjo do të thotë: Puna e zyrës nga shtëpia për Cassis. Megjithatë, ai nuk punon nga divani i tij me lule blu në Montagnola TI, i cili u bë kryefjalë pas zgjedhjes së tij në qeverinë e shtetit. Cassis po kalon izolimin e tij në apartamentin e tij zyrtar në Bernë, siç tha zëdhënësi i Këshillit Federal, André Simonazzi.

Rastësisht, Cassis është këshilltari i parë federal që rezultoi pozitiv – me sa dimë. Deri më tani, vetëm këshilltari federal Guy Parmelin (62) dhe kancelari ëalter Thurnherr (58) u është dashur të hyjnë një herë në karantinë.

Sa i përket karantinës: Sikurse ministri i Shëndetësisë Alain Berset (49), me të cilin Cassis ishte ende i ulur para mediave dje, dhe këshilltarët e tjerë federalë mund të vazhdojnë të punojnë normalisht. Këshilli Federal së fundmi hoqi karantinën për personat e kontaktit.
Por a duhet tani shoqëruesi i Cassis të kenë frikë nga infeksioni pasi është ulur me të për orë të tëra në mbledhjen e Këshillit Federal? A janë infektuar këshilltarët e tjerë federalë?

“Këshilli Federal ka ndjekur gjithmonë rregulloret e autoriteteve shëndetësore për mbledhjet e tij dhe ka pasur masa mbrojtëse”, shpjegon zëdhënësi i Këshillit Federal, André Simonazzi për “Blick”. Si për të gjithë qytetarët, nuk ka asnjë karantinë dhe asnjë detyrim testimi për kontaktet me një person që ka rezultuar pozitiv. “Testimi kryhet vetëm nëse simptomat janë të pranishme ose nëse kërkohet për ngjarje ose udhëtime”.

Simonazzi nuk dëshiron të zbulojë nëse gjashtë këshilltarët e tjerë federalë e kanë testuar vetveten si masë paraprake. “Nuk ka asnjë informacion për testet”, thotë ai. “Nga ana tjetër, informacioni do të jepet nëse një këshilltar federal rezulton pozitiv.”

You may also like