Presidenti Meta në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe: U luta për begatinë e Shqipërisë, është kënaqësi dhe emocion i veçantë

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në meshën e Kishës Ortodokse Arbëreshe, të Shën Thanasit në Romë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se është kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Postimi i Metes:

“I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.
Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare.

Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike”, shkruan Presidenti Meta.

You may also like