Presidenti kinez takon Olaf Scholz: Të shmanget lufta bërthamore

by admin
Spread the love

Presidenti kinez Xi Jinping shprehet kategorikisht kundër përdorimit të armëve bërthamore në konfliktin ukrainas.

“Kundërshtojmë përdorimin dhe kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore. Të shmanget lufta bërthamore dhe të parandalohet një krizë atomike në kontinentin euroaziatik”.

Sipas televizionit shtetëror kinez, këtë qëndrim Xi Jinping ia shprehu kancelarit gjerman Olaf Scholz, me të cilin u takua në Pekin. Mediat ndërkombëtare e interpretojnë këtë si një mesazh që udhëheqësi komunist kinez ia dërgon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë presidentit rus Vladimir Putin.

Pavarësisht se Putin dhe Jinping ruajnë marrëdhënie miqësore, të afruara më shumë edhe me thellimin e hendekut mes Perëndimit dhe Lindjes, presidenti kinez duket se nuk ka qenë dakord që në fillim me sulmin rus në Ukrainë.

Moska ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore nëse nga Ukraina sulmohet territori rus, ku si të tilla tashmë konsiderohen edhe 4 rajonet e aneksuara në jug dhe lindje të Ukrainës. Por situata nuk po ecën aspak në favor të rusëve, të cilët po zmbrapsen plotësisht nga rajoni jugor i Hersonit pas humbjeve të rënda nga kundërsulmi i Kievit.

Lexo lajme interesante

You may also like