Presidenti i UEFA-s zgjedh futbollistin më të mirë në botë

by admin
Spread the love

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, konsideron Kylian Mbappenë si lojtarin më të mirë në botë.

Këtë deklaratë, kreu i qeverisë së futbollit europian e dha gjatë një vizite në selinë e Federatës Franceze të Futbollit, ku u takua me presidentin Noel Le Graet:

“Për mendimin tim, Michel Platini ishte, në kohën e tij, lojtari më i mirë ose një nga lojtarët më të mirë në botë. Më vonë, Zinédine Zidane ishte gjithashtu një lojtar i madh. Kylian Mbappé është ndoshta lojtari më i mirë në botë sot. Përfaqësuesja franceze është shumë e fortë”.

Ceferin vlerësoi punën e FFF-së për rritjen e futbollit francez.

“Është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha shoqatat anëtare të UEFA-s. FFF është një federatë e madhe, ka pasur shumë sukses. Sapo ka fituar edicionin e fundit të Kombeve. Franca ka nxjerrë shumë futbollistë të mëdhenj”.

Ceferin, në fund, dha një mesazh për krizën serioze që po kalon futbolli për shkak të pandemisë Covid-19:

“Futbolli evropian ka vuajtur shumë nga kriza Covid-19. Dua t’ju dërgoj një mesazh shprese, mbi të gjitha. Jam i sigurt se kjo krizë do të marrë fund së shpejti dhe se ne do t’i rikthehemi jetës normale. Futbolli vuajti, por ai ia doli mbanë dhe po i rikthehet shpejt jetës normale. Mendoj për futbollin por edhe për të gjithë shoqërinë”.


Top Channel

You may also like