Presidenti i ShBA-së kur vendos ta takojë kryeministrin e Kosovës ka një arsye të fortë

by admin
Spread the love

Analisti politik Nexhmendin Spahiu, ka folur rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Spahiu tha në Info Magazine në Klan Kosova se Kosova ka nevojë të jetë e pranishme në takimet e niveleve të larta.

Ai theksoi se kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendos ta takojë një kryeministër të një shteti siç është Kosova, ka një arsye të fortë.

“Kosova ka nevojë të jetë e pranishme në nivelet e larta. Përveç agjendës së ngjeshur të presidentit të ShBA-vë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur vendos ta takojë kryeministrin e një shteti të vogël siç është Kosova, atëherë ka një arsye të fortë”.

Analisti politik shtoi se takimet me kompanitë e njohura në ShBA janë të mirëseardhura dhe se nuk ka ndonjë të keqe në këto takime.

“Pse jo, nuk ka gjë të keqe prej takimeve. Tendenca për të sjell investitorë në Kosovë, ajo është krejt në rregull. Por, tjetër gjë kur matet suksesi. Nëse mbetet me këto takime atëherë shkuarja në Amerikë nuk mund të quhet ndonjë sukses. Nuk ka gjë të keqe që është takuar me biznesmenë. Nuk është poshëruese”.

You may also like