Presidenti i Barçës, Joan Laporta, rëndon dorën: Reali ka sekuestruar VAR-in, kjo nuk pranohet

by admin
Spread the love

Joan Laporta ishte një ndër të ftuarit special në mbrëmjen gala të organizuar nga e përditshmja “Mundo Deportivo”, me rastin e 76-vjetorit të themelimit të saj. Por gjithsesi, pas së qeshurave, takimeve dhe bisedimeve të shumta, pati edhe një moment ku vendosi që të bëhet serioz dhe të tregojë pakënaqësitë e tij me atë çfarë ka ndodhur së fundmi me VAR-in, në ndihmë të Realit të Madridit ndaj Almerias.

Joan, ju pamë disi të zemëruar në momente të veçanta gjatë mbrëmjes festive. Mos ishte arsyeja ngjarja në “Bernabeu”?

Ne kishim shumë ndjesi të mira në fundjavën që lamë pas, pasi besonim se duke fituar ndeshjen tonë dhe Reali që po humbte 2-0 përpara se të niste ajo gjë, ne mund të ishim aty pranë atyre. Por jo nuk duhej të ndodhte kështu. Gjithsesi, ne kemi dy ndeshjet e radhës në shtëpi, me Osasunën dhe Vijarealit dhe duhet t’i fitojmë ato, pasi ka ende kohë për të rikuperuar dhe mbi të gjitha skuadra po gjen ritmin e duhur.

Çfarë ju bën kaq nervoz?

Më bën fakti se tashmë ka një komplot, një bashkim mes dhomave të zhveshjeve të Realit të Madridit dhe të arbitrave. Dhe këtë bashkim nuk po e përdor për faktin se të dyja palët mund të jetojnë së bashku, por për faktin se kanë vendosur që të ndihmojnë njëri-tjetrin. Ekziston një lloj konspiracioni. Ne nga ana jonë kemi kaluar një fazë të parë me plot ulje-ngritje, ndërkohë që na ndodhën edhe shumë dëmtime. Por ndërkohë po nisim të rikuperojmë lojtarë dhe të rikthejmë ekipin në shina. Shkurt, kemi rinisur të luajmë futbollin tonë. Ky fakt më bën të lumtur, por në të njëjtën kohë më shqetëson dhe jam i indinjuar me mënyrën sesi favorizohet Realit i Madridit.

Çfarë i keni thënë presidentit të Federatës Spanjolle?

Se ne jemi të shqetësuar. Në futboll, veçanërisht në Ligë, duhet përmirësuar sistemi. Në rastin tonë ne kemi rikuperuar të lënduarit dhe duam të qëndrojmë gjallë në garën për titullin kampion, madje besojmë ende shumë te ky objektiv. Dhe ne sigurisht që javë pas jave presim që rivalët tanë për titull të pengohen, të ndalen, por ajo që pamë ndaj Almerias është e papranueshme. Të gjithë të dielën ishim dëshmitarë sesi në një mënyrë apo në një tjetër, sa herë që luhen në “Santiago Bernabeu”, arbitrat apo në atë rast VAR-i mori vendime që ishin në kundërshtim me gjithçka ka lidhje me futbollin. Edhe kur kryesori ishte pranë aksionit, VAR-i vazhdonte ta kundërshtonte dhe ndryshoi rrjedhën e lojës në favor të tyre. Prandaj, tani më shumë se kurrë di të them se VAR-i nga një ndihmë po shndërrohet në një problem shumë të madh.

Në vend që teknologjia të ndihmojë arbitrin kryesor, tashmë po merren më shumë vendime të gabuara sesa të sakta. Personalisht nuk më pëlqen që të bëhem viktima e këtij sistemi, të cilin Reali i Madridit e ka përvetësuar. Unë besoj në drejtësinë sportive dhe ne si Barcelonë gjithmonë kemi mbështetur punën e ndërlikuar që bëjnë arbitrat, edhe kur na është bërë ndonjë padrejtësi. E ritheksoj, profesioni i arbitrit është më i vështiri i botës së futbollit, edhe kundrejt atyre që zbresin në fushë për të shënuar gola. Por që teknologjia, nga ndihmë të shndërrohej ne një grabitës të fushave dhe të keqtrajtonte kështu këtë sport personalisht nuk më pëlqen.

Ndjesia që kam pas atyre që pashë është se rivalët tanë për titull e kanë sekuestruar. Madje, teksa ndiqnim ndeshjen me skuadrën në televizor, pas çdo rasti që kthehej me forcë në favor të Realit shihja lojtarët e mi të demoralizuar, të rrënuar dhe kjo nuk është aspak e bukur. Unë shpresoj që gjërat të ndryshojnë për mirë, pasi me apo pa VAR-in kundër, besoj ende se në fund do të jemi ne që do të shpallemi kampionë të Spanjës sërish.

PANORAMASPORT.AL

You may also like