Presidenti i Azerbajxhanit vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhen detaje, ja çështja e rëndësishme që pritet të diskutojë me Begajn

by admin
Spread the love

Ditën e martë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të presidentit shqiptar, Bajram Begaj.

Në të njëjtën ditë, ai do të takohet me Begajn i cili do ta presë presidentin azer me ceremoni zyrtare shtetërore. Kjo konsiderohet si një vizitë historike, duke qenë se është hera e parë që presidenti azer mbërrin në Shqipëri. Me Azerbajxhanin, Shqipëria ka marrëveshjen për gazsjellësin Trans Adriatik që është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, dhe transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan.

Duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Lexo lajme interesante

You may also like