Presidenti bullgar për maqedonasit: E rrisim eksportin e energjisë, por çlirohuni nga e kaluara!

by admin
Spread the love




Bullgaria mund të rrisë eksportin e energjisë në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që angazhohet edhe për më shumë mbështetje për Shkupin nga ana e Bashkimit Evropian. Ky është premtimi i presidentit bullgar Rumen Radev, i cili u bëri thirrje aktorëve politikë në Maqedoninë e Veriut që të mendojnë për të ardhmen e vendit tonë, të çliruar nga e kaluara.

Rumen Radev, presidenti i Bullgarisë

“Pres që shtetasit në vendin tonë mik të tregojnë mençuri politike dhe të ndërtojnë të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të çliruar nga ideologjitë e së kaluarës”

Bisedimet e mbetura politike mes dy vendeve, sipas Radevit, po zhvillohen në një atmosferë normale të respektit dhe miqësisë reciproke. Është shumë e rëndësishme që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kuptojnë, tha presidenti i Bullgarisë, se zbatimi i obligimeve dypalëshe duhet të vazhdojë sa më parë. /SHENJA/


You may also like